'Ergi, ka 3 vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli, nana pret një nuse që kurrë s'do të vijë...' - 360 Grade

‘Ergi, ka 3 vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli, nana pret një nuse që kurrë s’do të vijë…’

“Ka tre vjet tuj vëzhgu yjet që bien nga qielli”…”ka tre vjet që nana jote përgatit një dasëm e pret një nuse që kurrë s’do të vijë”. – Këto janë vargjet e prekshme të gazetarit Dashamir Dini, kushtuar të birit të tij Ergi Dini që i mungon prej tre vjetësh, pasi humbi jetën në një aksident tragjik.

Prindi i vrarë dhe zemërthyer ka tentuar që t’u përcjellë të rinjve një mesazh për të mbrojtur veten nga aksidentet, sepse bashtë me ta kur vdesin,, vdesin shpirtërisht edhe prindërit e tyre dhe kjo poezi e tregon më së miri vuajtjen e thekshme.

ERGIT, KUNDËR AKSIDENTEVE

Ka 3 vjet
që ditët e mija të përcëlluara nga malli
janë nxi
e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet
që rri i varur
në litarin e durimit,
tuj vëzhgu
yjet që bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.

Ka 3 vjet
që Nana jote,
e përhumbur
nën vellon e bardhë
të një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.

Unë endem e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe një herë
me flakët e mallit…

 


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera