“Respekt për Ilir Metën”, ish-deputeti i PS në krah të Presidentit: Ambasadorë karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione - 360 Grade

“Respekt për Ilir Metën”, ish-deputeti i PS në krah të Presidentit: Ambasadorë karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione

Vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i mbyllur derën ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchadt ka sjellë reagime të shumta në skenën politike shqiptare.

Një prej tyre është edhe ish-deputeti i PS-së Andis Harasani, që edhe pse vjen nga PS që sot është vendosur kundër Presidentit Meta, mbështet vendimin e tij për ambasadorin e OSBE.

Harasani shkruan se ambasadorë karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione.
“Respekt për @ilirmetazyrtar!‬ ‪Institucionet respektohen. Ambasadore karagjozë me gishta tepër s’kanë vend në institucione!‬”, shkruan Harasani.

Harasani Fb

360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera