Einxhel Shkira hyn në konkurrencën e gazetareve të sportit, gati të intervistojë futbollistët - 360 Grade

Einxhel Shkira hyn në konkurrencën e gazetareve të sportit, gati të intervistojë futbollistët

Disa javë më parë, moderatorja Einxhel Shkira u largua nga drejtimi i rubrikës “Beauty” në “E diell”, ndërsa fill pas këtij momenti lajmëroi se shumë shpejt do ta shihnim diku tjetër. Pritjes i ka ardhur fundi dhe siç duket, Einxhel do të jetë pjesë e “Abc News” në emisionin “Pressing”, së bashku me moderatorin Gert Çerçani. 

Gjithçka është bërë e ditur me anë të videos së publikuar në kanalin e “Youtube”, ku shfaqet krah Gertit, duke lajmëruar publikun se do të mund ta ndjekin çdo të hënë dhe të enjte në orën 22:00 në programin sportiv. “Duke folur për gjithçka që është emocionuese në fushën e blertë, por dhe jashtë saj”, ka cituar Shkira gjatë videos. Me siguri, kjo eksperiencë e re do të sjellë të tjera emocione dhe surpriza për moderatoren në ekran, e cila hyn fuqishëm kështu në konkurrencën e vajzave të bukura, që i janë dedikuar gazetarisë sportive. Intervista në fushë, apo intervista me futbollistë që rrëfejnë jetën jashtë sportit, natyrisht do të jenë pjesë e Einxhel Shkirës tani e tutje.

Këtë angazhim të ri, Einxhel e merr vetëm një muaj pas largimit nga “E diell”, ku tha se nuk po ndihej rehat. Kujtojmë që moderatorja simpatike, Einxhel Shkira, është larguar nga rubrika “Beauty” në “E diell” vetëm një javë pas fillimit të sezonit, duke pranuar se nuk e gjente fare veten në atë format. Prej kohësh ishte pjesë e “Top Channel” në emisionin e së dielës, eksperiencë që e nisi vitin e kaluar, sezon ku bëri vërtet bujë dhe pati shumë sukses. Por këtë vit duket se planet ndryshuan në mes të sezonit. Me sa duket, Einxhelit i ishte caktuar një rubrikë që s’i përshtatej aspak dhe moderatorja vendosi ta linte emisionin në mes.

Në lidhje me këtë largim të befasishëm, Einxhel sqaroi: “Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndieja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit.

Unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja, e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por me sa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’, Edi Manushin, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure shumë të bukur, pa harruar edhe stafin me të cilin kam bashkëpunuar”, është shprehur Einxhel Shkira. E pyetur nga “Panorama Plus” nëse kishte ndonjë arsye tjetër, ajo sqaroi: “Thjesht s’isha rehat dhe e lashë, por s’është se jam mërzitur apo kam bërë debat.

Tani do bëj pushim ca kohë”, tha ajo, por me sa duket kjo ofertë e re televizive e ka bërë të ndryshojë mendim dhe t’i rikthehet sërish ekranit. Kujtojmë që në “Top Channel”, Einxhel nisi punë pas largimeve të bujshme nga televizioni “In” dhe “Dance with me”. Moderatorja u largua për disa kohë nga bota e ekranit, për t’u rikthyer sërish me “E diell”. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, ajo zbuloi pak kohë më parë edhe arsyen pse vendosi të tërhiqej për pak kohë.

“Nuk më kanë hequr nga puna. Arsyeja pse u largova është se njeriu ka disa ambicie të vetat personale, i kërkon te vetja. Kur ti e shikon që je ngopur me ato gjëra dhe nuk të shijojnë më, thjesht ke dëshirën ta lësh fare. Thua më mirë rri pa ngrënë, sesa ha këtë gjënë që më është velur, mërzitur”. Pyetjes së Kastro Zizos nëse ka bërë kompromise për të arritur këtu ku është, Einxhel iu përgjigj: “Jo, ndoshta ky është edhe gabimi (qesh). E kam një tip të caktuar se si më pëlqen mashkulli në kokë dhe nuk komprometohem lehtë, aq më pak për një post pune. Po të komprometohesha, do isha në një avion privat, jo duke dhënë intervistë në këtë orë”. Në televizion Einxhel solli një model ndryshe, duke qenë se është ndër të paktat që nuk ka bërë ndërhyrje estetike në pamjen e saj.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera