Çanit i ikën ‘Sofia’, kush do e zëvendësojë këtë herë bukuroshen? - 360 Grade

Çanit i ikën ‘Sofia’, kush do e zëvendësojë këtë herë bukuroshen?

Këtë të premte, Çani bëri me dije se ‘Sofia’ e tij e radhës do të largohet nga ‘Zonë e Lirë’ dhe një tjetër vajzë do të zëvendësojë asistenten e tij besnike të emisionit e cila e ndihmon me shoqërimin e të ftuarve që vijnë dhe largohen e po ashtu edhe iu shërben atyre pijen që dëshirojnë.

Ai e falënderoi Xheni Brahajn për bashkëpunimin. Po cila do ta zëvendësojë bukuroshen këtë herë? Duket se stafi i këtij emisioni nuk e ka gati ‘Sofi-në’ e radhës.

Shkaku i largimit të saj nuk është bërë i ditur. Megjithëatë moderatori Arjan Çani, njoftoi se ka hapur audicionet për vajzën e re që do të zëvendësojë Xhenin dhe që po ashtu si të gjitha vajzat e tjera në këtë pozicion do të thirret prej tij, ‘Sofi’.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera