» Kush janë këngëtarët që do këndojnë sot në inagurimin e stadiumit, ‘Air Albania’?

Kush janë këngëtarët që do këndojnë sot në inagurimin e stadiumit, ‘Air Albania’?

Shqipëria dhe Franca do të përballen ditën e sotme në orën 20:45, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Një përballje vërtet e veçantë pasi kujtojmë që sot do të inaugurohet edhe stadiumi i ri “Air Albania”.

Sigruisht që para sfidës do të mbahet edhe një ceremoni madhështore ku do të performojnë një mori artistësh shqiptarë.

“Anabel” ka zbuluar se spektakli që i paraprin ndeshjes, i realizuar nga producenti Ardit Gjebrea, do të hapet me performancën e Era Istrefit.

Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas Era Istrefit, do të jetë radha e Florit me këngën “Kuq e Zi je ti”, pa Elvana Gjatën.

Në këtë mbrëmje historike nuk mund të mungonte as Aurela Gaçe e cila do të këndojë “Xhamadanin vija vija”, si dhe Juliana Pasha që do të këndojë “Himnin e flamurit”.

Për sa i përket himnit francez “La Marseillaise”, ai do t’i besohet Besa Kokëdhimës, që ka studiuar dhe jetuar në Francë.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera