» Zbulohet cili është politikani biznesmen, për të cilin Rudina Dembacaj la bashkëshortin

Zbulohet cili është politikani biznesmen, për të cilin Rudina Dembacaj la bashkëshortin

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin.

Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

Fotoja e fundit me Aleksin është e 1 viti më parë, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të. Aktorja dhe moderatorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë.

rudina

Ndërsa e ftuar në “Wake Up” Rudina Dembacaj foli për herë të parë për ndarjen. Ajo pohoi ndarjen nga bashkëshorti. “Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina duke pohuar lajmet që qarkullojnë.

rudina2

Por çfarë flitet për jetën e saj private pas prishjes së martesës me partnerin, që u martua në 2016- ën?

Në fakt, për hir të së vërtetës, emri i Rudina Dembacajt ka bërë lëmsh vetë politikën, duke qenë se emri i të dashurit aktual është një person që gjendet mes botës së politikës shkruan Panorama.

Edhe pse në fillim u përfol për një lidhje të mundshme me një politikan të djathtë, nisur nga disa foto miqësie me të, në fakt burime pranë saj thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është në një lidhje me një ish-deputet, i komentuar për problemet me drejtësinë.

rudina-min-2-768x960
Nuk dihen shumë detaje për njohjen e saj me biznesmenin, që më pas u bë deputet dhe që para pak kohësh pati edhe një fatkeqësi familjare./Panoramaplus


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera