» “Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshtë …! Po ta ngre kokën, të shoh edhe bre**t”/ Gazetari tregon si funksionon Platforma Qeverisëse: Më në fund Rama e shpalli luftën …

“Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshtë …! Po ta ngre kokën, të shoh edhe bre**t”/ Gazetari tregon si funksionon Platforma Qeverisëse: Më në fund Rama e shpalli luftën …

Nga Ylli Dylgjeri

Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme do të publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit!
Në një status në rrjete sociale Rama deklaron se lufta do të bëhet përmes bashkëpunimit qytetarë-qeveri.
“Sot në 11 publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin”, shkruan Rama në Facebook.

Më në fund Rama e shpalli luftën. Urrrrraaaa!
E dëgjova mirë apo lajthita Unë! Luftë kundër kujt? Kundër mafias apo Kundër vetes? Kundër shtetit? Krimi këtu ka lidhur marrëveshje me shtetin. Çfarë thonë thonë Raportet e Ndërkombëtareve? Po drejtuesit e antimafias ndërkombëtare?
Sa Platforma e Portale janë hapur gjatë 6 viteve të qeverisjes së të majteve? Sa ditë na janë premtuar për të vendosur shtetin e së drejtës? Ja miq po ju tregoj Unë një Platformë që u hap edhe në Ministrinë ku punoja para 5 muajve:
Pasi u ankova lart e poshtë iu drejtova edhe Platformës Qeverisëse në Ministri. I dërgova si fillim email-in me ankesën. E dini se çpërgjigje mora nga zyra e Platformës? Po Ju a them;
Në telefon më doli Operatorja dhe më pyeti:
Si e ke emrin dhe ku punon?
Haaaaaaaaaa! Pasi qesha me të madhe i thashë:
Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshtë teje, o Operatore! Po ta ngre kokën lart, të shoh edhe brekët si i ke…Kaq. Kjo është Platforma e luftës së Ramës. Karikaturë! Njëlloj si ato që
ka bërë në muret e zyrës së Tij, ashtu i ka edhe prej mishi nëpër zyrat e Ministrive. Ndaj mos puno e beso në të pa shpresë o popull.

Tjetër, sa herë i kemi dëgjuar premtimet për vendosjen e rendit? Në 30 ditë? Në 300 ditë? Në 3000? Apo sa?
Me kë do luftojë Kryeministri? Me Ramaformat, Apo bëj Platforma kundër krimit e dëno Ministrat e vet të Brendshëm! Bëj prapë Platforma e shpall në kërkim oficerët e policisë. Bëj Platforma e shpall në kërkimin Kryetaret e Bashkisë. Socialistet po hanë bijtë e vet.
Ku i ka njerzit Kryeministri?
TI SHPALLESH LUFTE KRIMIT – do të thotë të zotrosh besimin, të kesh Udhëheqës vizionar,
të kesh teknika moderne e bashkohore. Këtu eshte vrarë shpresa.
Edhe kjo është Platforma e rradhës për tu tallur me Ne.
Kjo është karikatura e rradhës.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera