» FOTO/ Ja studentja e inxhinierisë që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 11-të

FOTO/ Ja studentja e inxhinierisë që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 11-të

Një ngjarje tragjike tronditi pasditen e djeshme qytetin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

Raportohet se e reja quhet Adela Gjoka, studente e vitit të fundit në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, ndërsa ditët e fundit kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asngjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike e kanë shtyrë Adela Gjokën, studente në vitin e fundit të fakultetit të Inxhinierisë, të vetëhidhej nga kati i 11 i pallatit në të cilin banonte.

Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

Vdekja e vajzës ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit.

Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.

Image

Image


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera