Vuan nga skolioza e theksua, Shqiptarët mblodhën paratë brenda javës për Joridën. Përjetimet e saj para operacionit të vështirë, të përlotin - 360 Grade

Vuan nga skolioza e theksua, Shqiptarët mblodhën paratë brenda javës për Joridën. Përjetimet e saj para operacionit të vështirë, të përlotin

Lotët e saj rrëqethës prekën këto që mësoi historinë e saj tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”.

Jorida me skoliozë të theksuar tregon dilemat që kishte pasi stafi i emisionit e takoi për herë të parë në shtëpinë e saj në Ballsh. Tashmë ajo është gati t’i nënshtrohet ndërhyrjes së parë.

“Ditët pasi keni ardhur ju kanë qenë pak të sikletshme, pak me ankth, kisha pak ankth se mendoja nëse do bëhej operacioni ose jo. Kisha merak nëse do të mblidheshin paratë e operacionit apo jo. Kur mora lajmin se ishin mbledhur paratë e operacionit tim, ishte një ditë shumë e gëzueshme për mua. Ndjeja një gëzim të madh brenda meje, se e kam pritur për pesë vite këtë operacion. Nuk është se kam shumë frikë por kam pak nëse do të dal mirë ose jo. Jam shtruar këtu në spital pasi nesër në orën 08.30 kam operacionin, pasi këtij operacioni të vështirë edhe unë mendoj se do bëhem si fëmijët e tjerë.

Shqiptarët mblodhën në kohë rekord paratë, përjetimet e Joridës para operacionit, të përlotin…

Edhe prindërit e Joridës janë të dy në ankth një ditë para operacionit të vajzës. Ndërhyrja e parë nuk është aspak e lehtë por Jorida u ka thënë të bëhen të fortë.

shqiptaret-1-770x442

 

Babai i Joridës: Ishim në ankth, nuk e dinim që kontributet do të mblidheshin në aq pak kohë, ishte shumë e madhe. Emisioni juaj ishte ai që ndjeu zërin e Joridës në gjithë botën, nuk dimë si t’u falënderojmë. Ajo është e vogël e përjeton se edhe i madhi ka frikë para operacionit, kjo nuk është një ndërhyrje e lehtë, të themi të vërtetën kemi frikë, jemi ende në ankth derisa të përfundojë operacioni.

E ëma e Joridës: Kisha 5 vjet që e prisja këtë ditë, kjo ditë është një ditë e lumtur për mua, nuk e mendonim se do të bëhej kaq shpejt. Brenda javës mua mu zgjidh çdo gjë që nuk e prisja. Ajo është në ankth më tha se për nesër kur është operacioni duhet të bëhem e fortë, nuk do që të qajmë falë saj do të bëhem e fortë, nuk e imagjinoj dot si do pres pas derës së operacionit./ BalkanWeb


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera