Vendosen emrat e tribunave të stadiumit/ Reagon Demalia: Qemal Stafa dhe Skënder Halili

Qemal Stafa dhe Skënder Halili
Tribunave të Stadiumit Albania Air i paskan vënë emrat si më poshtë:
– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.
Se çfarë e lidh Qemal Stafën me tre emrat e futbollistëve që kanë dhënë aq djersë dhe emocione në atë stadium, një Zot e di! Por Shqipëria vuan akoma kulturën komuniste si si nga hurdha si nga qepa, si nga të persekuruarit e komunizmit dhe persekutorët.
Po a nuk mund të kishte një vend në këtë stadium për Skender Halilin si e persekutuar vetëm pse nuk pranoj të lëshoj ekipin e tij të gjakut dhe zemrës Tironën, për të luajtur me Dinamon e Ministriseë seë Brëndëshme.
Talent i radhë fluturues në fushë dhe një qytetar model që i shkonin lotët kur shikonte ndeshjet e ekipt zemrës dhe nuk kish të drejtë të luante. Këtë të drejtë ja kishte hequr regjimi komunist dhe nuk e nderon këtë demo(n)kracia.
Nuk bëhet.
Foto Tirona e vitit
kampione e vitit 1965 me Skënder Halili i pesti nga e majta
360grade.al