‘Si të të quaj zonjë apo zonjushë’/ Plas në studio! Kujtim Gjuzi debaton me një gay - 360 Grade

‘Si të të quaj zonjë apo zonjushë’/ Plas në studio! Kujtim Gjuzi debaton me një gay

Arbër Hajdari është një 34-vjeçar homoseksual ku ka treguar për vështirësitë në jetën e tij.

Gjatë intervistës në ‘Tv Klan’, ai ka thënë se në Kuvend ka homoseksualë dhe pas kësaj deklarate ka reaguar me telefon menjëherë, deputeti Kujtim Gjuzi.

Gjuzi tha se:

Ne konservatorët kemi shprehur gjithmonë kundërshtimin tonë edhe në momentin që është miratuar ligji. Mirëpo liberaliteti shkon drejt shkatërrimit të familjes, në fakt kemi një kalendar kristian dhe sot është data 15. Që do të thotë 2019 vjet kalendar kristian, kisha katolike nuk e pranon homoseksualitetin, nuk e pranon akordin. Është një shtet 2019 vite, kush jemi ne si shtet 107 vite histori administrative që të japim, dorëzojmë kaq lehtë familjen. Kush jemi ne, është pyetja. Dhe një gjë që është shumë e rëndësishme. Çdo njeri ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij, por ai nuk mundet të ndërhyjë tek trupat e tjerë dhe të thotë të jetojnë dy meshkuj apo dy femra bashkë. Zoti, njerëzimi, natyra ka bërë femrën dhe mashkullin. Isak Njutoni thotë dy të kundërta tërhiqen, dy të barabarta shtyhen, prandaj LGBTI nuk kanë asnjë gjë tjetër, veçse shtyjnë në një qorrsokak, jo vetëm veten e tyre. Nuk mund të them se janë persona të sëmurë, se ata nuk e pranojnë botërisht, edhe vetë nuk jam me profesion mjek që ta thoja këtë…

Deputeti Gjuzi thotë se ata janë ndryshe nga njerëzit e tjerë, por Arbëri nuk është aspak dakord me këtë gjë.

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit

Arbër: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera