Shenjat e HOROSKOPIT që do të jenë gjithmonë me kokën mes reve - 360 Grade

Shenjat e HOROSKOPIT që do të jenë gjithmonë me kokën mes reve

4 shenjat zodiakale për të cilat do të lexoni më poshtë do të jenë gjithmonë me kokë mes reve dhe do t’ju japin argumentet më abstrakte që keni dëgjuar ndonjëherë.

Binjakët

Kjo shenjë karakterizohet nga një personalitet shumë i vështirë për t’u kuptuar sepse shpesh e gjen veten mes ndjenjave që kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe i bëjnë binjakët ta kenë mendjen në dy vende të ndryshme.

Të gjithanshëm dhe të përkushtuar, ato ndryshojnë mendje çdo ditë, karakteristika që shpesh i ngatërrojnë ata që kanë marrëdhënie me to, të cilët shpesh nuk arrijnë të kuptojnë se si duhet të silleni.

Gaforrja

Në momente të ndryshme të ditës, gaforreve u pëlqen të largohen nga pjesa tjetër e botës për të bërë një udhëtim mendor nëpër re.  Ato e adhurojnë këtë anë egocentrike tek vetja dhe nuk e kanë problem të distancohen momentalisht nga çdokush dhe çdo gjë që i rrethon.

Presioni u shkakton ankth dhe nuk i lejon të sillen me kthjelltësi, të qenit me kokë mes reve ju jep kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në formë.

Akrepi

Akrepi është një tjetër shenjë e vështirë për t’u kuptuar për shkak të konfidencialitetit që e dallon dhe në të njëjtën kohë nga hija e misterit që mbart me vete. Ashtu si Gaforrja, edhe kjo shenjë ndonjëherë duhet të bëjë pushim nga gjërat që e rrethojnë dhe që e bëjnë të ndihet keq. Kjo është arsyeja pse ndodh që akrepët herë pas here t’i shohësh të shkujdesur dhe të papërqëndruar edhe pse thellë-thellë e kanë njërin sy në realitet.

Peshqit

Nëse Peshqit nuk iu përgjigjen, me siguri janë me kokë mes reve dhe në botën e tyre imagjinare. Kreativë dhe me një imagjinatë të fortë, ato adhurojnë të strehohen në realitetin që kanë krijuar vetë.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera