» “Prerje në fytyrë, duar dhe këmbë të thyera”, detaje të reja nga vdekja e agjentit britanik

“Prerje në fytyrë, duar dhe këmbë të thyera”, detaje të reja nga vdekja e agjentit britanik

Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e ish-oficerit të trupave ushtarake rritanike, James Le Mesurier, në Stamboll.

Mediat turke shkruajnë se në fytyrën e 48-vjeçarit janë konstatuar prerje të shkaktuara nga një mjet prerës, ndërsa duart dhe këmbët e thyera.

Misteri rreth vdekjes së tij sa vjen dhe shtohet, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore.

Policia turke vijon hetimet për ngjarjen. Kreu i organizatës “Helmetat e bardha” dhe ish-agjenti britanik u gjet i pajetë në rrugën pranë xhamisë Kılıç Ali Pasha në Stamboll rreth orës  05.30 nga besimtarë të cilët po dilnin nga falja.

Ata njoftuan më pas policinë.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera