Alkool dhe duhan në shkollë, askush nuk i kontrollon minorenët - 360 Grade

Alkool dhe duhan në shkollë, askush nuk i kontrollon minorenët

Ashpërsimi i ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit në ambiente të mbyllura, të ngjan qesharak, kur shikon se pirja e duhanit nga nxënësit ndodh hapur në shkolla.

Ndërsa në gjimnazin Partizani, nxënësit, mes tyre edhe vajzat, lënë orën e mësimit dhe zhvendosen në ambientet pas shkollës me paketat e duhanit.

Në vëzhgimin e Top Channel-it në institucionet arsimore parauniversitare, u vu re se as në gjimnazin Eqrem Çabej nuk kishte kontroll ndaj nxënësve duhanpirës.

Nga ana tjetër, shkelje bëjnë edhe subjektet tregtare. Në tetor të 2018 u miratuan ndryshimet në ligjin për përdorimin e pijeve alkoolike për të miturit, ku u ndaluan edhe pijet energjike e të gazuara.

Megjithatë , edhe pas më shumë se një viti shitësit i ofrojnë ato për personat nën moshën 18 vjeç.


360grade.al


Bajatllëk, mjerim dhe një Gjithollog për KM!…

Të tjera