» Nuk e keni ditur më parë. Mësoni përfitimet shëndetësore nga e qara

Nuk e keni ditur më parë. Mësoni përfitimet shëndetësore nga e qara

Të gjithëve iu ka ndodhur që për një arsye të caktuar të keni qarë. Por edhe kur derdhni lot trupi ka disa përfitime.

Cilat janë sipas shkencëtarëve të Universitetit të Tilburgut në Holandë?

1.Të qarat ju qetësojnë

Hulumtimet e kryera në vitin 2014 tregojnë se e qara ka një efekt ngushëllues. Në studim është shpjeguar se e qara aktivizon sistemin nervor, i cili ndihmon njerëzit të pushojnë.

2.Lehtëson dhimbjen

Sipas studiuesve, kur qani, trupi juaj prodhon oksitocinë dhe endorfinë, duke i bërë njerëzit të ndihen mirë.

3.Ndikon në përmirësimin e shikimit

Ndonjëherë sytë tuaj mund të jenë pak të thatë, gjë që ju bën të shihni pak më pak. Kështu që lotët iu përmirësojnë shikimin.

4.Shkakton më pak stres

Studiuesit janë të bindur që të qarat mund të lehtësojnë stresin. Kur qani, lotët tuaj mbartin një përqendrim të caktuar të hormoneve të stresit.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera