» VIDEO/ Me 173 km/h në Tiranë, sërish ‘çmenduri’ në aksin problematik

VIDEO/ Me 173 km/h në Tiranë, sërish ‘çmenduri’ në aksin problematik

Ai njihet si aksi i çmendurive për shkak se përdoret shpesh edhe për gara makinash. Bëhet fjalë për segmentin nga Sauku në drejtim të TEG-ut.

Policia thotë se ka ushtruar sërish kontroll për të ndaluar ‘pilotët’ e orëve të vona.

“Policia Rrugore, kontroll me radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara

140- 173 Km/ore. Drejtues mjetesh që abuzojne duke përdorur makinën si avion.

Për 180 minuta kontroll me radar, duke i monitoruar nga mbikalimi, u konstatuan 14 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 140 km/h deri në 173 km/h.

Radari dhe Polici Rrugor dërguan në OASH 14 drejtues mjetesh, por shkuan shëndoshë në shtëpi prane familjes megjithëse pa patentë,” shkruan policia.

© SYRI.net


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera