» Gjyqi/ Masakroi të dashurën me thikë pas refuzimit, burg për jetë adoleshentit (Foto)

Gjyqi/ Masakroi të dashurën me thikë pas refuzimit, burg për jetë adoleshentit (Foto)

I dashuri u përpoq ta fshihte vrasjen e saj, por pas hetimeve dënohet me burg për jetë.

Ka qenë ky vendimi i gjykatës për një 18-vjeçar, i cili mori autobusin nga shkolla për të ndaluar ish-të dashurën dhe e masakroi atë për vdekje me thikë.

Thomas Griffiths, 17 vjeç, vrau Ellie Gould, 17 vjeçe, pasi ajo i refuzoi lidhjen.

Ai ishte dërguar në shkollë me makinën e nënës së tij, por fshehurazi kishte shkuar në shtëpi me autobus.

Pastaj shkoi në shtëpinë e Ellie para se ta sulmonte brutalisht.

Vajza u plagos me thikë për vdekje, dhe u la e braktisur në një pishinë gjaku, kurse ai u kthye vonë në shkollë.

Madje i kishte vendosur thikën në dorë, që të dukej sikur ajo vrau veten, që babai i saj ta gjente.

Richard Smith, prokurori i çështjes tha se “Griffiths u zemërua, ndoshta ngaqë Ellie vazhdonte ta refuzonte dhe e sulmoi atë.”

Gjykata e dëgjoi Griffiths, ku u dëshmua se ai e qëlloi rreth 13 herë me thikë vajzën, kryesisht në qafë.

Po atë ditë ai u dërgoi një mesazh shokëve se nuk do të shkonte në shkollë.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera