» “Tani shkoj vetë në shkollë”- “Shqiptarët për shqiptarët” i shpëtoi jetën, Dajana emocionon me letrën: Një ditë dhe unë do ndihmoj njerëzit në nevojë

“Tani shkoj vetë në shkollë”- “Shqiptarët për shqiptarët” i shpëtoi jetën, Dajana emocionon me letrën: Një ditë dhe unë do ndihmoj njerëzit në nevojë

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë kthyer në emision një personazh të dashur për publikun. Ajo është Dajana nga Vlora, që tashmë ecën me kurrizin drejt.

Vajza e rritur me dashurinë dhe përkujdesin e gjyshërve gëzon shëndet të plotë, pasi u operua nga deformimi i shtyllës kurrizore dhe masa e madhe tumoriale sezonin e kaluar televiziv.

Dajana falënderon të gjithë ata që kontribuuan. Ajo ka një mesazh për të gjithë shqiptarët, por veçanërisht për Joridën, e cila vuan nga skolioza!

Lexoni mesazhin e Dajanës:

“Përshëndetje xhaxhi Elvis!
Unë që po ju shkruaj jam vajza juaj, vajza e Sidririt, vajza e Ilirit, vajza e të gjithë shqiptarëve! Më falni që nuk kam mundur t’ju shkruaj më përpara. Unë jam shumë mirë tani, kam shkuar për vizitë në Tiranë, me doli shumë mirë! Do shkoj edhe njëherë tjetër për kontroll dhe shpresoj të më dalë mirë. Tani unë shkoj vetë në shkollë, pa ndihmën e nënës dhe çantën e ngre vetë.

Tani i bëj vetë të gjitha gjërat. Jam shumë e lumtur dhe bëj një jetë si të gjithë shoqet dhe shokët e mi. Kam parë në emision Joridën, vajzën nga Ballshi e cila vuante nga i njëjti problem si i imi. Ajo kërkonte ndihmë dhe shprehej se ndihej e frikësuar, i them që të mos ketë frikë, por të bëhet e fortë dhe t’ia dalë, për vete dhe për prindërit e saj.

Uroj që shqiptarët ashtu si mua, ta shohin Joridën si vajzën e tyre dhe ti vijnë në ndihmë. Edhe pse jam rritur pa prindërit e mi, unë nuk jam e mërzitur, ju kam ju, shokët dhe shoqet, mësuesit, gjyshen dhe gjyshin, veçanërisht profesoreshë Verën. Një ditë do t’ua shpërblej edhe unë. Ndoshta në një ditë jo shumë të largët, do bëhem edhe unë si ju, që të ndihmoj njerëzit në nevojë, veçanërisht fëmijët e sëmurë siç isha unë.

Ju premtoj se një ditë do tua shpërblej. Ju jam shumë mirënjohëse të gjithëve.Me respekt të madh, vajza juaj, Dajana./BW


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera