» FOTO/ Policia në kërkim të breshkave ‘naziste’ në arrati

FOTO/ Policia në kërkim të breshkave ‘naziste’ në arrati

Policia në shtetin e Uashingtonit po përpiqet të kapë dy breshka mbi trupin e të cilave është vendosur simboli nazist.

Me gjithë reputacionin e tyre si specie të ngadalta, dy zvarranikët mbeten ende të lira.

Vizitorët e befasishëm në Gene Coulon Park në qytetin Renton njoftuan policinë për zvarranikët në fillim të kësaj jave, por Departamenti i Policisë Renton thotë se nuk ka qenë në gjendje të kapë dy breshkat për të fshirë simbolin që mbajnë mno shpinë.

“Policia e Renton u njoftua se dy nga breshkat tona Gene Coulon kishin disa shenja të pikturuara në zhguallin e tyre,” tha departamenti në një postim në Facebook.

“Ne kemi bërë një përpjekje për t’i lokalizuar ato, por deri më tani kanë shmangur kapjen.”

2174447390_3006782639336072_7459755909888081920_n1


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera