» Basha “nxehet” në Krujë, ja çfarë bën

Basha “nxehet” në Krujë, ja çfarë bën

Në ditën e pestë të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Krujë.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë, kryedemokrati i ftoi për të bërë pyetje dhe konstatime, por më parë hoqi xhaketën. Duke qeshur, ai tha se po e bënte këtë veprim pasi salla ishte e nxehtë.

Ndër të tjera, Basha theksoi se do bëjë gjithcka që të rinjtë të mos vendosen mes zgjedhjes së kriminalizmit apo emigrimit.

Basha: Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, krminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu./Liberale


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera