» Merkel dhe Von der Leyen kundër Macron për Shqipërinë: Do ofrojmë programe ndihme

Merkel dhe Von der Leyen kundër Macron për Shqipërinë: Do ofrojmë programe ndihme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk i nisën negociatat për shkak të vetos franceze.

Vendimi i Parisit u kritikua sërish të premten nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentja e caktuar e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në një konferencë për shtyp, politikanet theksuan rëndësinë e perspektivës së anëtarësimit në BE për këto dy vende. Merkel tha se pranimi i tyre ka edhe rëndësi strategjike.

Von der Leyen tha se BE duhet ta lidhë Ballkanin Perëndimor me një perspektivë pranimi.

Presidentja e caktuar e KE premtoi programe ndihmë speciale për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka për qëllim që të ndihmojë këto vende që të lehtësojnë zhgënjimin nga mohimi i nisjes së bisedimeve.

Një ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron insistoi se nuk mund të zgjerim pa reformim.

Ai tha se për Shqipërinë ishin kundër nisjes së negociatave thuajse gjysma e BE. Macron insistoi se ai e shpëtoi Shqipërinë nga poshtërimi duke mos lejuar nisjen e bisedimeve vetëm për Maqedoninë e Veriut.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera