» Atentati ndaj Prokrurorit/ Redjan Rraja kërkon lirinë, merret në pyetje pronari i makinës

Atentati ndaj Prokrurorit/ Redjan Rraja kërkon lirinë, merret në pyetje pronari i makinës

Vijon pyetja e personave që janë të përfshirë në ngjarjen e 1 nëntorit të ndodhur në mbikalimin e Sukthit. Prokuroria ka marrë në pyetje personin në emër, të cilit rezulton makina. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në disa qytete si Durrës, Lushnjë dhe Shkodër ku dyshohet se fshihen atentatorët. Ndërkohë i vetmi i akuzuar që ndodhet  i arrestuar Redjan Rrahja kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur atentatin e ndodhur në 1 nëntor ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, vijon të marrë në pyetje persona që dyshohet se kanë dijeni me ngjarjen.

Prokurorët kanë pyetur pronarin e mjetit, me të cilën lëvizte prokurori, i cili ka dhënë sqarime se pse ai figuronte në emër të tij. Gjithashtu gjatë mbrëmjes kanë vijuar kontrollet në Lushnjë, Shkodër për gjetjen e dy personave që dyshohet se janë atentatorët.

Ndërkohë Redjan Rrahja  nëpërmjet avokatit  kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Avokati ka kërkuar ti vihen në dispozicion të gjitha aktet që rëndojnë aktualisht pozitën ndaj klientit të tij.

Avokati: Bëra një takim me prokurorin në mënyrë që të marr kopje të akteve, por të shohim. S’ka asnjë lidhje me vendngjarjen, asnjë lidhje me gjurmët e pretenduara dhe me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë histori.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. Në makinë u gjendën edhe dy automatikë të cilët pas ekspertizës janë ata që janë përdorur në vengjarje.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera