» Para se të bëni plane, hidhini një sy se si do të jetë moti për fundjavën

Para se të bëni plane, hidhini një sy se si do të jetë moti për fundjavën

Çadrat me vete! Moti këtë fundjavë do të jetë i shoqëruar me reshje lokale shiu dhe me alternime vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas IGJEUM, sot pasdite (e premte, 8 nëntor) dhe nesër (e shtunë, 9 nëntor) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

Sa i takon temperaturave për ditën e nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 13 / 20 °C

-në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

-në vendet malore: 7 / 14 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera