» Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus në SHBA, në gjyq për fshehje të financimeve

Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus në SHBA, në gjyq për fshehje të financimeve

Merret i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë.

Report Tv mëson se akuza dhe marrja e tij i pandehur i është komunikuar një ditë më parë, përmes avokatit të tij Ivi Kaso, për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Të pandehur janë marrë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishi, financier i PD-së.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera