» Mjeku i Traumës: Qeveria të shpallë SOS, po mbetemi pa mjekë

Mjeku i Traumës: Qeveria të shpallë SOS, po mbetemi pa mjekë

Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani ka dhënë alarmin për largimin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë nga Shqipëria.

Në një pronocnim për mediat, pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë, Dogjani tha se qeveria duhet të mbajë këtë kontingjent, që janë truri i kombit.

Qeveria duhet të shpallë SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi…ne tashmë kemi mungesë kuadri mjekësor mbi 5 reanimatorë. Kemi 8-9 reanimatorë që mbulojnë punën voluminoze të gjithë kirurgjisë”– tha ai.

Më tej, Dogjani ngriti edhe problemin e nevojës për ambiente të reja.

Janë 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar çka në vit përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma. Spitali është po ai, popullata është shtuar, aksidentet janë dyfishuar dhe na duhen më shumë kapacitet akomoduese dhe hospitalizuese, pra një spital më i madh”, tha ai.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera