» Vuçiq: Kjo pyetje e imja në lidhje me Kosovën ende nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja

Vuçiq: Kjo pyetje e imja në lidhje me Kosovën ende nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar nga Gjeneva ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nëse Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, nëse zgjidh problemin me Kosovën.

Ai këto deklarata i bëri në Gjenevë, ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë, raportpojnë mediat serbe.

“Serbia nuk është aq euro-optimiste si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi në rrugën evropiane, por presim çasje tjetër. Nuk e lusim askënd, por kërkojmë të ardhme të qartë”, tha Vuçiq.

“Duhet ta dimë dhe për këtë arsye i kam pyetur shumëkënd në BE se nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtar të BE-së deri më 2025. Nuk kam marrë përgjigje të qartë”, shtoi ai.

Deklaratë dha edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili theksoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në, por edhe anasjelltas.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk i kupton sfidat që vijnë në të ardhmen”, tha Rama.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera