» Pogba I dërgon mesazhe “dashurie”, Juventus gati ta kthejë në Serie A

Pogba I dërgon mesazhe “dashurie”, Juventus gati ta kthejë në Serie A

“Dashuria” mes Paul Pogba dhe Juventusit nuk është shuar asnjëherë. Megjithëse të ndarë prej tre sezonesh, mesfushori francez dhe “Zonja e Vjetër” ndjekin njëri-tjetrin dhe në disa raste kanë qenë shumë pranë ribashkimit. Nuk është sekret që në merkaton e verës, kampionët e Serie A tentuan të merrnin sërish shërbimet e futbollistit, por pa ia arritur qëllimit.

Pogba

Por kjo nuk i ka zbehur shpresat e juventinëve, që pritet të provojnë sërish duke nisur nga merkato e janarit. Për ta ushqyer më shumë këtë mundësi, ka menduar vetë Pogba me anë të një komenti në llogarinë e Leonardo Bonucci në “Instagram”. Ai e quan mbrojtësin kapiten dhe shoqëron tekstin e tij me plot “emoji” dashurie. Kaq ka mjaftuar dhe mediat italiane kanë nisur të flasin për rikthimin e futbollistit në Serie A.

072357298 1fcc49ae C62e 4efd B155 0d3e862e50e5

Madje, që në faqe të parë, e përditëshmja torineze “TuttoSport” bënë të ditur se klubi bardhezi do të mbështesë opercionin në merkato, që për momentin vlerësohet 125 milion euro, por kjo shifër mund të zbresë ndjeshëm për shkak të raportit të ngrirë mes Pogba dhe Manchester United si dhe dështirës së vetë futbollistit për t’u larguar nga skuadra angleze.

(balkanweb)


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera