» Pas Alvinit/ Gazetari bën thirrje për të shpëtuar Evën dhe vëllain e saj nga “ferri”në Siri

Pas Alvinit/ Gazetari bën thirrje për të shpëtuar Evën dhe vëllain e saj nga “ferri”në Siri

Pas lirimit të Alvin Berishës nga kampi në Siri, gazetari i Le lene, Taulant Kopliku ka publikuar në fotot e dy fëmjëve të tjerë shqiptarë që kanë të njëjtin status si Alvini.

Gazetari i Le lene, bën thirrje që të ndërmerret aksion edhe për lirimin e Eva dhe Endri Dumanit.
Eva Dumani, tani është një adoleshente 14 vjeçare, ndërsa Endri Dumani, është dy vjet më i vogël se e motra, 12 vjeç.

Eva dhe Endri Dumani, ishin 8 dhe 6 vjeç kur udhëtuan së bashku me babain e tij nga Shqipëria në drejtim të Sirisë, duke depërtuar në zona e konfliktit të armatosur, zona këto që kontrolloheshin nga shteti terrorist ISIS. Babai i tyre Shkëlzen Dumani nga Dibra u larguar në Siri së bashku me dy fëmijët dhe nënën e tij, Mentie Dumani, u vra si luftëtar i ISIS gjatë luftimeve me forcat kurde dhe forcat qeveritare të presidentit Sirian Asad.

Vdekja e tij la jetimë në zonë e luftës dy fëmijët e tij të mitur Evën dhe Endrin. Shumë përpjekje dhe operacione janë ndërmarë nga daja i tyre për lirimin e dy fëmijëve të mitur, por të gjitha impenjimet s’kanë sjellë asnjë rezultat.

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera