» Shokuese çfarë tregojnë hartat/ Ja çfarë ndodh nëse temperatura globale rritet me +2 gradë: Durrësi zhduket nën ujë …

Shokuese çfarë tregojnë hartat/ Ja çfarë ndodh nëse temperatura globale rritet me +2 gradë: Durrësi zhduket nën ujë …

Rritja e deteve, kjo është ajo që ndodh nëse rritet temperatura: me dy gradë më shumë: Nga laguna e Nartës, në Vlorë, deri në liqenin e Shkodrës mijra hektarë të zhytyr nën ujëHarta interaktive e Qendrës së Klimës simulon skenarët e së ardhmes së afërt. Që sipas ekspertëve nuk janë aspak rozë, duke pasur parasysh që planet e Kombeve rezultojnë plotësisht të papërshtatshme. Ne po shkojmë drejt një rritjeje të temperaturës prej 4 gradësh deri në fund të shekullitPavarësisht nëse është shkaktuar nga shkaqe njerëzore (pasi 99% e klimatologëve pretendojnë se janë njerëzit ata që lëshojnë gazra serë në atmosferë) apo jo, rritja e temperaturave duke filluar nga vitet 1800 është një fakt. Pasoja e parë është shkrirja e akullnajave polare dhe atyre kontinentale. Sidomos të parat, në Grenlandë dhe në Antarktidë, kanë shkaktuar tashmë rritjen globale të nivelit mesatar të detrave me rreth 20 centimetra që nga viti 1880 dhe shkalla po rritet me shpejtësi deri në 1 metër deri në fund të shekullit (por këtu studimet paraqesin skenarë të ndryshëm në varësi se sa mund të zvogëlohen emisionet).

Analiza

Faqja e Climate Central, duke u nisur nga studimi i botuar së fundmi që tregoi se në 2050 do të ketë 300 milion njerëz në botë që jetojnë në zona me rrezik (tre herë më shumë sesa vlerësohej më parë), ka hartuar një hartë interaktive ku mund të vëzhgoni efektin e ngritjes së nivelit të ujit dhe pasojave të tij: në praktikë cilat zona do të përfundojnë nen nivelin “zero”. Analiza është realizuar duke marrë parasysh tregues të ndryshëm që çojnë në skenarë të ndryshëm, por gjithnjë alarmues. Fillon nga kufijtë e temperatures, të cilat nuk duhen tejkaluar, të përcaktuar nga Marrëveshja e Parisit për klimën, e miratuar nga 195 kombe, por nga e cila Shtetet e Bashkuara të udhëhequra nga Trump sapo kanë thënë se duan të largohen.

 

 

Marrëveshja u refuzua

Marrëveshja e arritur në vitin 2015 (me vështirësi dhe duke mos u respektuar kryesisht nga vetë Vendet nënshkruese, BE dhe përjashto disa të tjerë ) përcaktonte  se nuk do të tejkalonin 2 gradë rritje të temperaturës deri në 2100, në krahasim me nivelet paraindustriale, ndryshe do të kishte pasoja të rënda mjedisore. Por do të ishte më mirë të mos  tejkalohej kufiri +1.5 ° C. Në fakt, siç theksuan shkencëtarët në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes, planet vullnetare që kombet ishin zotuar të respektonin janë plotësisht të papërshtatshme për të mos lejuar rritjen e temperaturës. Në të vërtetë, duke pasur parasysh trendin aktual që ka çuar përqendrimin e dioksidit të karbonit në 410 ppm (pjesë për million, ose mg/liter), 90 ppm më shumë se në vitin 1960, po shkohet drejt një rritjeje të temperaturës prej 4 gradësh deri në fund të shekullit . Vitin e kaluar, IPCC (agjensia e OKB  për ndryshimin e klimës) kishte treguar që emetimet e gazrave serë duhej të binin me 50% deri në vitin 2030, në mënyrë që të përmbushnin angazhimet e tyre për të qenë në përputhje me qëllimin e rritjes vetëm me 1.5 gradë, shkruan gazeta Corriere della Sera.it

Shqipëria

Duke u kthyer tek harta e Climate Central, parametrat mund të përcaktohen sipas rritjes së temperatures, ose duke iu referuar kapacitetit më të madh ose më të vogël për të zvogëluar emetimet e CO2, dhe me perspektiva të ndryshme kohore: viti 2050 ose viti 2100. Shqipëria  është një nga vendet më të interesuara. Zonat më të prekura janë e gjithë rripi i Adriatikut nga Laguna e Nartës, në Vlorë, deri në Velipojë – me Durrësin në qendër – I cili do të përfundonte nën ujë për dhjetëra kilometra në brendësi (duke mos llogaritur problemin e kriposjes të zonave ujëmbajtëse të  ëmbla). Në hartën e dytë interaktive mund të shihni, përkundrazi, çfarë do të ndodhte me një ngritje edhe më të theksuar të nivelit të detit: duke çuar kursorin e temperaturës në maksimum, mund të realizoni skenarin më të keq, ose detin që arrin pothuajse në Shijak/ Përshtati 360grade.al.

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera