» “Rrugë të mbarë ku*vë”/ Kejvina u mor në pyetje për telefonatat me Redjan Rrajën, Einxhel Shkira bën postimin befasues pasi u rrahën poshtë shtëpisë

“Rrugë të mbarë ku*vë”/ Kejvina u mor në pyetje për telefonatat me Redjan Rrajën, Einxhel Shkira bën postimin befasues pasi u rrahën poshtë shtëpisë

Emri i bukuroshes Kejvina Kthella përbën sërish lajm por këtë herë jo në ato rozë, por në njoftimet e kronikës, pasi vajza e njohur showbiz-it shqiptar, që është edhe pjesë e modelingut, është zbuluar se kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. E kjo miqësi ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga Policia.

Burime policore thanë për “Balkanweb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

-640-0-5bebee0a2a2c1

Kjo duket se i ka pëlqyer Einxhel Shkirës, vajza me të cilën vetëm pak ditë më parë, Kejvina pati një përplasje fizike.

kejvina-3

Në një postim në rrjetet sociale ditën e djeshme, pasi doli lajmi për marrjen në pyetje të Kejvinës, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se ka lidhje me situatën ku ndodhet modelja.

Ajo shkruan: Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” .

shkira

Sherri mes vajzave të showbizit, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi rrahin Einxhel Shkirën

Tre vajzat e njohura të ekranit, Oriola Marashi, Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira janë përleshur mbrëmjen e 15 tetorit në Liqenin e Thatë të Tiranës. Vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Por pas përleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.

Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”.

Dy ditë më parë ajo rrëmbeu kupën e spektaklit dhe dyshohet se Einxhel ka lëshuar disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Pas sherrit Oriola dhe Kejvina janë larguar me makinën e kësaj të fundit, ndërsa Einxhel ka shkuar në polici së bashku me vëllain e saj.

Kjo e fundit është mikeshë me Françeska Jaçen dhe thuhet se më herët Kejvina është zënë me të për shkak të një çante të shtrenjtë.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera