» Zbulon thesarin që e bën të pasur, ja çfarë po kërkonte 44 vjeçari

Zbulon thesarin që e bën të pasur, ja çfarë po kërkonte 44 vjeçari

Një kërkues thesaresh në Irlandën e Veriut zbuloi një thesar të vërtetë me monedha ari 500 vjeçare, ndërkohë që kishte dalë për të kërkuar unazën e humbur të një shoku të tij.

Paul Raynard Paul nuk i përmbajti lotët kur aparati i tij zbuloi një sasi ari me vlerë 100 mijë paund ndërsa ishte me pushime në Ballycastle, në Irlandën e Veriut.

Monedhat e arit të gjetura nga Raynard mendohet se janë përdorur në vitet 1500 në kohën kur në pushtet ishte Mbreti Henri i VII. 44- vjeçari gjeti plot 84 monedha të tilla. Ai u shpreh për mediat se ky ishte një moment që e kishte ëndërruar gjithmonë.

“Ishte një moment që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ndjesia është e njëjtë sikur po kontrollon numrat e biletës së një lotarie  dhe shikon që ke fituar xhekpotin. Ende nuk mund ta besoj” tha  44-vjeçari.

ImageImageImage


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera