» A është Kylie në një lidhje me Drake? Ja si qëndron e vërteta

A është Kylie në një lidhje me Drake? Ja si qëndron e vërteta

Duket se gjërat mes Kylie Jenner dhe Drake po ecin më mirë se sa pritej. Që prej ditëlindjes së reperit, dy të rinjtë janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Padyshim që ka flirt mes atyre të dyve, por nuk ekziston asnjë gjë zyrtare.

Kylie po argëtohet në shoqërinë e Drake, ajo mendon se ai ka humor dhe është i pashëm, por për momentin vetëm kaq. Është ende shumë herët për ti vendosur emër asaj që ata kanë. Ata kanë qenë miq prej vitesh, dhe sigurisht që ka një lloj familjariteti mes tyre.

Për më tepër Kylie-t nuk i intereson të krijojë një marrëdhënie përsëri tani për tani. Ajo po shijon jetën si beqare dhe përqëndrimi i saj i vetëm është te Stormi dhe karriera e saj”, tregon një burim ekskluzivisht për “HollywoodLife”.

Kujtojmë që Travis dhe Drake janë miq shumë të mirë, prandaj ish-partneri i Kylie-t mendon se njerëzit po i ekzagjerojnë pak gjërat në lidhje me marrëdhënien e modeles dhe mikut të tij.

Image


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera