» 360 Gradë/ Gjikondi: Politika e kaloi krimin në shoqëri; Çelaj: Akuzoni në përgjithësi

360 Gradë/ Gjikondi: Politika e kaloi krimin në shoqëri; Çelaj: Akuzoni në përgjithësi

Juristja Brizida Gjikondi u përfshi në debat me ish-deputetin e LSI-së, Flamur Çelaj.

Gjikondi tha se klasa politike ka kaluar krimin në shoqëri, ndërsa Çelaj u kundërpërgjigj se ajo po bënte akuza në përgjithësi.

Gjikondi: Ju pse nuk pranoni të zhbëni zonat zgjedhore ku ka kriminelë? Çdo zonë zgjedhore ka bosin e vet. Bëj listat e hapura, ço sovranitetin afër shqiptarëve. Aty është gjeneza e krimit që ka kapur shtetin shqiptar. Ju e keni kapur shtetin, drejtësinë, parlamentin, keni kapur gjithçka. Jeni pjesa më e shëmtuar dhe e korruptuar e pushtetit. Jemi këtu falë jush. Ju krimin tuaj e kaluat në shoqëri. Keni emëruar kriminelë gjyqtarë, prokurorë. Vetëm shani, bërtisni dhe nuk keni asnjë procedim.

Çelaj: Po ju nuk të lini të flisni. Unë po kërkoj këtu të flas, ju më akuzoni këtu në mënyrë përgjithësuese. Unë po të aprovoj, por a mund të flas?


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera