» 360 Gradë/ Çelaj: KÇK e Ramës? Si hajduti që thotë kapeni hajdutin

360 Gradë/ Çelaj: KÇK e Ramës? Si hajduti që thotë kapeni hajdutin

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj u shpreh se ndihet i ofenduar nga shprehjet e kryeministrit Rama.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Çelaj i cilësoi fjalitë e Ramës si ato të kryehajdutit që thotë dilni kapeni hajdutin. Për këtë deklaratë, ai mori aprovimin e publikut në studio, të cilët e duartrokitën.

Çelaj: Në lidhje me KÇK-në, ndihem thellësisht i ofenduar si qytetar, jo si politikan. Është një terminologji super ordinere. Është terminologji që e gjen nga Blloku, ata qylsat që duan të rrinë në Bllok por edhe të përfitojnë ndonjë gjë “Kap ça të kapësh”. Kjo është e ngjashme me atë “Hëngshin kokat”, e ngjashme me “Tepsinë”, “Kusinë”. Fjalitë e kryeministrit janë si ato të kryehajdutit që thonë dilni kapeni hajdutin.


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera