» 360 Gradë/ Nishani: Rama ka pasur informacion për prokurorin. Pse nuk bëri kallëzim penal?

360 Gradë/ Nishani: Rama ka pasur informacion për prokurorin. Pse nuk bëri kallëzim penal?

“I inkriminuar”, kështu e quajti ish-presidenti Bujar Nishani, prokrurorin Arjan Ndoj.

Nishani theksoi në studion e “360 Gradë” në RTV Ora se kryeministri Edi Rama ka pasur informacion për profilin e tij dhe nuk ka bërë asnjë kallëzim penal.

Ndoj mbeti i plagosur në atentatin e Shkozetit, disa ditë më parë dhe në makinë iu gjetën disa dosje.

Nishani: Kryeministri i vendit e ka poseduar informacionin që ky prokuror është i inkriminuar dhe është në funksion të krimit. Si ka mundësi që një kryeministër, mua si një qytetar i thjeshtë, më bën përshtypje të madhe se si kryeministri i vendit ka informacion dhe mekanizmat në xhep për ta zgjidhur, e di që ky prokuror është i lidhur me krimin dhe i shërben krimit dhe mund ti ndodhi ajo që i ndodhi dhe nuk ka bërë një kallëzim penal ndaj këtij prokurori. Nuk po them hetime, arrestime e përndjekje të tij nga ligji, por një kallëzim prokurores së përgjithshme. Kryeministri disponon 1-2-3-4-5 informacione dhe besoj se disponon informacion. Se kryeministrit dhe Presidentit të Republikës i shkon cdo lloj informacioni për individë me profil të tillë në administratën publike sic mund të jetë një prokuror apo gjyqtar dhe që mund të jetë i lidhur me krimin. 


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera