» 360 Gradë/ Debati/ Çelaj: Prokurori po qëllohet si thes; Gjikondi: Nuk mund t’i dalësh në krah

360 Gradë/ Debati/ Çelaj: Prokurori po qëllohet si thes; Gjikondi: Nuk mund t’i dalësh në krah

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj dhe juristja Brizida Gjikondi janë përfshirë në diskutim, ndërsa komentonin atentatin e Shkozetit ku mbeti i plagosur Prokurori Arjan Ndoj.

Në studion e 360 Gradë, Çelaj i doli në mbrojtje prokurorit duke thënë se po qëllohet si thes, ndërkohë që Gjikondi i kërkoi që të mos i dalë në mbrojtje.

Pjesë nga diskutimi:      

Çelaj: Unë gjykoj që është pak shpejt dhe vonë për tëe folur për to. Këtij prokurori që po flasim i është bërë gjyqi nga kryeministri, zv.kryeministri, nga paneli i juristëve që unë nuk mund ti kundërshtoj. Por një parim i rëndësishëm është prezumimi i pafajësisë, deri në momentin që provohet e kundërta. Do ju lutesha kujtdo që kur flitet për prokurorin, unë mendoj që deri tani po i gjuhet një thesi. Kur të flasi thesi kam përshtypjen se do të ketë edhe kundër goditje.

Gjikondi: Më vjen shumë keq që do të dalësh indirekt, qoftë edhe për dëshirë humane në krah të një personi se ku fillon si prokuror dhe ku fillon si krim. Ai është edhe viktimë edhe autor i krimit që ika ndodhur ndaj vetes së tij.

Shihni diskutimin e plotë në videon e mësipërme:


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera