» A do të luhet Shqipëri-Francë në stadiumin e ri? Reagon UEFA

A do të luhet Shqipëri-Francë në stadiumin e ri? Reagon UEFA

Edhe pse janë shitur me mijëra bileta, deri tani nuk dihet me siguri se ndeshja Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” më 17 dhjetor. UEFA ende nuk e ka dhënë verdiktin e saj për standardet që përmbush (apo jo) ky impiant i ri sportiv.

Ndeshja e Vllaznisë dhe Apolonisë për femra është shtyrë, meqë deri tani stadiumi nuk ka qenë gati. Këtu u mor sinjali i parë se ka ca gjëra që nuk shkojnë atje, kështu që UEFA pritet ta japë “OK”-n e saj më 10 nëntor, një javë para takimit të vlefshëm për Eliminatoret e Euro 2020.

Euronews Albania ka kontaktuar zyrtarisht me e-mail me shtëpinë e futbollit europian dhe përgjigjja ka qenë krejt evazive. “UEFA po monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën finale. Miratimi përfundimtar do të vijë në momentin e duhur”. Kaq ka qenë përgjigjja nga UEFA.

Presim…


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera