» 360 Gradë/ Çelaj: Bandat po sulmojnë njëra-tjetrën, shteti ka kapitulluar

360 Gradë/ Çelaj: Bandat po sulmojnë njëra-tjetrën, shteti ka kapitulluar

Ish-deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj tha se po përballemi me situata të frikshme pasi bandat po sulmojnë njëra-tjetrën pa iu dridhur qerpiku.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Çelaj u shpreh se shteti shqiptar dhe institucionet ligjzbatuese kanë kapitulluar.

Flamur Çelaj: Kjo shprehje “Hëngshin kokat” e thënë nga kryeministri në televizion është baraz me vënien duart në kokë të cdo qytetari shqiptar që po shikon kryeministrin në televizor. Pasojat e saj po i shikojmë. Cdo herë po përballemi me situata të frikshme kriminale ku grupet, bandat po sulmojnë njëri-tjetrin pa ju trembur fare qerpiku apo dora. Megjithëse në këtë rast ju është dridhur pak dora, por përgjithësisht ka qenë agresive dhe rezultative. Dua ta finalizoj me termin “kapitullim i shtetit”. Shteti shqiptar dhe institucionet ligjzbatuese, në kuadrin e një politike të caktuar, pra të rilindjes në këtë rast, kanë kapitulluar. 


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera