» Rrëfehet Platini: Ishte një komplot, më trajtuan si të isha Al Kapone

Rrëfehet Platini: Ishte një komplot, më trajtuan si të isha Al Kapone

“Më trajtuan si të isha Al Kapone. Më quajtën falsifikator, një të korruptuar, një ricklues parash”. Kështu Mishel Platini, ish-president i UEFA-s, për mikrofonët e “France Info” ka dhënë një intervistë ku ka komentuar skualifikimin për 4 vite, e hequr më 7 tetor, dënim i dhënë nga FIFA, që përjashtoi nga bota e futbollit për një kohë të gjatë.

Ish-numri 10 i Kombëtares së Francës, ka treguar se shpesh ka dalë nga shtëpia me syze të errëta dhe kapele që të mos e njihnin në rrugë. “Kam jetuar momente të vështira. Pas një muaji kuptova se e gjithë kjo ishte një konspiracion, një grush dhe nisa të mbrohem. U përpoqa të gjeja mbrojtjen e duhur, por në fund e dija se nuk do të fitoja kurrë. Ata thjesht nuk donin që unë të vijoja të isha president i UEFA-s dhe të kandidohesha për kreun e FIFA-s”.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera