» Të ngatërrosh kekun me byrekun si Majmunëri Alla Shqiptarçe

Të ngatërrosh kekun me byrekun si Majmunëri Alla Shqiptarçe

Nga Ilir Demalia

TË NGATËRROSH KEKUN ME BYREKUN SI MAJMUNËRI ALLA SHQIPTARÇE

Injoranca mediatike dhe artistike shqiptare nuk është në gjendje të dalloj diferencën në mes montazhit fotografik që i ka fillimet në siparin e shekullit XX me montimet fotografike të gazetave!!!

Sot me zhvillimin e teknologjise, kompjuterin, ka programe që nuk është më art punë-dore, por montazh kompjuterik me fotografi o çtë duash të gjeshë.

Ajo që është e rëndë, është fakti, që piktorë, artistë zhgarranivues gazetash dhe injorantësh kakarisësish telviziv, pa llogaritur këtu politikanët që ashtu siç kanë bërë lesh e li vëndin, bëjnë lesh-arapi artin, sepse janë injorantë funksional, e quajnë këtë zhandër pikturë dhe një rrymë te re arti botëror.

Sot ky lloj arti programi elektronik që quhet photoshop është shumë i përhapur dhe gjëndet lehtësisht në media, në revista, qoftë dhe bllogje dhe faqe private te Facebook dhe quhet art manipulativ dhe nuk ka asnjë lidhje mirëfilli me pikturën. Ku edhe për këtë, në botën që jetojmë të komunikimit të rrjeteve sociale, ka shumë abuzime, fallsifikime dhe jo vetëm në këtë fushë por letërsi dhe studime te ndryshme e të tjera.

Por shqiptarët si gjithmonë i qepin gjërat me pe të bardhë mbi beze të zeze, e kjo do të thotë shumë trashë,duke menduar se çudisin botën, nuk bëjnë gjë tjetër por vetëm siç thotë Faik Konica, “Po mjaftë o të mjerë se u bëtë gazi botës! Bota qesh e tallet me ne, disave u vjen keq për mjerimin tonë, por më së shumti na përbuzin për ligësinë dhe delirin e madhështinë qe tregojmë kur jemi bythë zbuluar.”

foto photoshop

Fotografia e Ilir Demalia
Fotografia e Ilir Demalia
Fotografia e Ilir Demalia
Fotografia e Ilir Demalia


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera