» Ëndrrat e varrosura rinore dhe robëria e ‘komandantëve’ politikanë

Ëndrrat e varrosura rinore dhe robëria e ‘komandantëve’ politikanë

Nga Kim Mehmeti

Sot, në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duhet të përballemi me të vërtetën se Kosova u çlirua nge thundra okupuese serbe, por jo edhe nga mendësia millosheviqiane, që kundërshtarët politik t’i asgjësosh edhe fizikisht, duke i shpallur ata terroristë!  Dhe sot duhet ta rikujtojmë se nuk ka të ardhme populli i pandjeshëm ndaj vrasjes së pafajësisë rinore.

E në ndërkohë, shqiptarët e Kosovës – si edhe të Maqedonisë – duhet ta dinë se shpërlarja e borxhin ndaj ëndrrave të varrosura rinore bëhet vetëm nëpërmjet çlirimit të asaj rinie nga robëria e “komandantëve” të deridjeshëm e politikanë të përjetshëm të sotëm, që duan t’u takojë edhe lavdia e djeshme edhe hajnia e sotme, të cilët pra nuk e kanë kuptuar se kur je injorant dhe i pavlerë, si dhe kur ‘lavdinë’ e djeshme e përdor si ‘kartë-kredie’ për ta mbuluar hajninë dhe për ta blerë të sotmen kriminale politike, herdo-kurdo, “kartela” të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon “varfërinë” morale dhe njerëzore!

https://www.facebook.com/KimMehmeti/videos/2698783503469301/

Image


360grade.al


Kryeministri dhe qentë Këçëkë, rreth e rrotull…

Të tjera