» Furnizimi me ujë, ish-deputeti Spahiu: Me rritjen e çmimit, Veliaj ka paraprirë edhe dhënien me koncension

Furnizimi me ujë, ish-deputeti Spahiu: Me rritjen e çmimit, Veliaj ka paraprirë edhe dhënien me koncension

“Me rritjen e çmimit të ujit, Veliaj i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit”. Keshtu shkruan sot ish-deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu, duke akuzuar bashkine per situaten e furnizimit me uje ne kryeqytet.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Spahiu thekson se Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit. “Argumenti? Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!!”- shkruan ai.

Postimi i Perparim Spahiut
Qartazi del që Erion Veliaj me rritjen e çmimit të ujit i ka paraprirë dhënies me konçension apo PPP furnizimin me ujë privatit.

Dy vite pas rritjes me 40% të çmimit të ujit në kryeqytet, me arsyetimin për më shumë investime, kemi një panoramë krejt tjetër.

Tirana vuan mungesën e ujit më shumë se përpara rritjes së çmimit.

Argumenti?

Edhe pse ne rritëm çmimin (bashkia) përsëri nuk jemi të aftë të zgjidhim problemin dhe vetëm privati mund ta bëjë…!!!!

Normal që dhe fituesi, siç ndodh rëndom, do të jetë përcaktuar..!!!


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera