» Baton Haxhiu i përgjigjet Berishës e Metës: Të bëhen bashkë me fis e farë, e nuk kanë aq referencë …

Baton Haxhiu i përgjigjet Berishës e Metës: Të bëhen bashkë me fis e farë, e nuk kanë aq referencë …

Analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit, se ai ka qenë spiunë i serbëve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Haxhiu ka treguar se askush nuk ka më shumë referenca patriotike se familja e tij, as Berisha, pasi ajo është shpërngulur tre herë nga Prekazi kur është djegur fshati.

Gjithashtu, Haxhiu tha se dhe babai i tij është burgosur tre herë nga regjimi serb.

“Jo. Për një arsye. Se unë i dua polemikat, polemizoj me mospajtimet, por nuk respektoj njeri që ka shpifje dhe një njeri që ka qenë edhe president e kryeministër dhe bën spekulantin, bën njeriun e keq dhe bën njeriun që askush s’do donte ta kishte kryeministër e president.

Kjo është gjë e rrezikshme. Fjalën e parë që e thotë publikisht ai është në gjyq.

Millosheviçi s’ka thënë asnjë gjë në Hagë, është e pavërtetë.

Dua t’i them një gjë këtij dhe atij tjetrit, presidentit, që ka spekuluar, të dy bashkë me familje, me gjyshërit, dajo, teze, halle, nuk kanë referenca patriotike familjare nga nëna e baba sesa puna ime, familja ime dhe familja e nanës time.

Këta të gjithë bashkë nuk kanë traditë patriotike të familjes sa dy familjet e mia.

Familja ime është shpërngulur tre herë nga Prekazi kur kanë djegur fshatin.

Kurse babai ka rënë tre herë në burg, herën e fundit në demostratat e 1981”, u shpreh analisti Baton Haxhiu.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera