» “Kajmaku”/ KQZ e shkarkoi, flet Kristaq Kume: Vendimi i formës së prerë, ja çfarë duhet të bëjë kryeministri

“Kajmaku”/ KQZ e shkarkoi, flet Kristaq Kume: Vendimi i formës së prerë, ja çfarë duhet të bëjë kryeministri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli për “News 24” pas shkarkimit nga detyra të kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Ai tha se KQZ-ja zbatoi ligjin dhe vendimi është i formës së prerë. Sipas tij, Kajmaku tashmë nuk është më kryetar i bashkisë së këtij qytetit.  Ai shtoi se kryeministri, Edi Rama duhet të firmosë aktin shkarkimit dhe  duhet t’i drejtohet më pas presidentit për të caktuar një datë zgjedhjesh në Vorë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: U mor një vendim nga KQZ për të hequr mandatin e kryetari  të bashkisë Vorë. Kreu i KQZ tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kjo çfarë do të thotë, Kajmaku ikën apo qëndron në detyrë?

Kume: Vendim është i formës së prerë. Zoti kajmaku nuk është më kryetar i bashkisë së Vorës. Kryeministri duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe të njoftojë pastaj Presidentin për të shpallur datën se kur do të bëhen zgjedhjet në Vorë. Në vlerësimin tim, ai që në këtë moment nuk është më kryetar i bashkisë. Ai natyrisht do të vijojë të ankohet.

Pyetje: Ju e konsideroni të drejtë këtë vendim në bazë të dokumentacionit?

Kume: Për mendimin tim KQZ kreu detyrën në zbatim të legjislacionit përkatës.  Secili ka përgjegjësi për atë që ka bërë gjatë jetës së tij.

Pyetje: Nëse KQZ do të priste letër porositë nga Greqia për çështjen Kajmaku, kjo çfarë do të ishte?

Kume: Jo, KQZ nuk e ka në tagër, këtë nuk mund ta bëjë. Ligji i ka përcaktuar mirë gjërat. Është Prokuroria e Përgjithshme që vihet në lëvizje nga kërkesa e KQZ, dhe pas kësaj çfarë i vjen nga prokuroria, KQZ nuk mund të hetojë mbi besueshmërinë dhe atë që prokuroria prodhon.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera