» Nikollë Lesi: Gara diplomatike mes Presidentit dhe Kryeministrit

Nikollë Lesi: Gara diplomatike mes Presidentit dhe Kryeministrit

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar vizita zyrtare jashtë shtetit në pak ditë sa nuk kanë bërë në disa muaj rrjesht. Dhe të gjitha udhëtimet janë pas mohimit të negociatave nga BE për qeverinë shqiptare.

Presidenti ishte në Japoni te ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Perandori i ri i Japonisë. Me pas i uroi mirëserdhjen në Tiranë presidentit maqedonas dhe mënjëherë u prit në Bruksel nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Nga Belgjika mbërriti në Kroaci ku pati një ceremoni shtetrore për nder të tij nga homologia kroate. Ndërsa kryeministri Rama i hypi avionit për në Athinë ku takoi kryeministrin grek. Nga Greqia sosi në Romë. Edhe në Itali vizita ishte zyrtare me ftesë nga homologu italian.

Ndërkohë në Tiranë vlojnë sulmet ndaj presidentit francez nga krejt urdia rilindase, sikur fajin për keqqeverisjen shqiptare ta ketë pala franceze. Ftesat zyrtare nga kancelaritë që përmendëm më sipër për presidentin shqiptar zhbëjnë komisionin idiot të kryeministrit kundër Presidentit, pasi nuk ndodh që kur je në prag shkarkimi të të ftojnë kaq shumë personalitete botërore, veçse kur e dijnë, siç është e verteta, se ky komision është hakmarrës politik, aspak kushtetues, në mos për të përsëritur që mbetet një komision idiot që nga kryetari deri te “opozitarët” e rinjë që janë me të flaktë se sa mazhoranca në këtë nisëm antikushtetuese të kryeministrit.

Nga ana e tij kryeministri po luan të gjitha kartat për të fituar paksa kredibilitet diplomatik pas asaj që pësoi nga BE me 18 tetor. Nxitoi në Athinë, ku një ditë pas ishte te homologu grek, shkriu krejt komisionin shtetror për Marrëveshjën e Detit, duke e kthyer nga teknik e me specialist në komision politik me zv/ministra, të cilët do flasin me kokën e kryeministrit. Duket se Rama e ka dhënë detin, në këmbim të ndonjë “fjale të mirë” greke në BE. Ndërsa në Romë vizita mund të quhet e suksesshme, edhe për faktin se pala italiane është pa hile në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Nëse Presidenti udhëton për imazhin e Shqipërisë, kryeministri nxiton sa nga njeri avion të tjetri për imazhin e tij, që duhet pranuar është krisur e nxirë prej disa muajve, që kur vendosi të drejtojë vendin pa opozitë politike parlamentare.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera