» Korça preket sërisht nga tërmetet e fuqishme dhe instuticionet shtetërore në gjumë të thellë

Korça preket sërisht nga tërmetet e fuqishme dhe instuticionet shtetërore në gjumë të thellë

Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 06:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Ish deputeti i LSI, Endrit Braimllari, shkruan se termeti e gjen serisht instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Duhet urgjentisht te shpallet gjendja e emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare, shkruan Braimllari

Postimi i plote:

Korça preket serisht nga termetet e fuqishme dhe instuticionet shteterore ne gjume te thelle. Sot duhet te ishin ne gadishmeri te gjitha instuticionet shteterore dhe duhet te kishin nxjerre mesime nga termet e disa muajve me pare. Qytetaret po perballen me nje qeveri propagande e cila eshte kthyer ne qeveri statistikash dhe jo sherbimi ndaj qytetareve.
Duhet urgjentisht te shpallet gjendja e emergjences ne zonat e prekura nga termetet me qellim qe banoret te mos perballen me te njejten situate si disa muaj me pare.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera