» Edi Rama-Prangat ‘vëth në vesh’

Edi Rama-Prangat ‘vëth në vesh’

Një nga pjesët më qesharake të propagandës së Rilindjes dhe vetë shefit të saj, Edi Rama, kur sulmon opozitën është deklarimi se; ‘Ata kanë frikë nga drejtësia e re dhe SPAK’.

E sheh Edi Ramën, përgjegjësin direkt të aferave korruptive që po kapin disa miliard euro nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve që kur flet për ‘drejtësi’ e tregon gishtin nga opozita, ndërkohë që vetë ka drejtuar për 7 vite qeverinë më të korruptuar në Europë e më gjerë (sipas raporteve ndërkombëtare).

Harron Edi Rama, se çështja e kanabizimit të organizuar të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë gjatë viteve, 2015-2016, nuk mund të kalohet e shlyhet vetëm, me ‘punë vullnetare’ të Saimir Tahirit, por është ‘vëth në vesh’.

Po as shndrimi i Shqipërisë në qeverisjen e tij në një bazë të krimit të organizuar ndërkombëtarë, siç edhe konfirmon Departamenti i Shtetit.

Nuk po flasim pastaj për ushtarët e organizatës si Elisa Spiropali, ish-drejtoreshën e Doganave që për 6 muaj në atë detyrë e bëri ‘aq baltë’, sa që edhe vetë Rama u detyrua ta spostonte, sepse po të vazhdonte ashtu nuk kishte prokuror e gjyqtarë që ta merrte përsipër.

Dhe kjo Elisë është ajo që thotë se opozita iku nga parlamenti dhe nuk pranon të hyjë në zgjedhje të paracaktuara nga krimi i organizuar, sepse ka frikë nga drejtësia e re që po vjen.

Pastaj dëgjon të njëjtin refren nga Gjiknuri, Ahmetaj, Taulant Balla Jaris e gjithë kompania e Rilindjes që e ka vulosur me kohë fatin e vetë, nëse vërtet do të ketë një ditë drejtësi në këtë vend.

Por një ‘bizhu’ tjetër, edhe më ‘firmato’, po i paketohet Edi Ramës përtej oqeanit në SHBA, ku tashm është mbyllur një hetim dhe gjykim me dy të dënuar, pasi ku individ, ka shkelur ligjet amerikane dhe ka hyrë në një aktivitet donacionesh me rastin e fushatës presidenciale të vitit 2012, duke falsifikuar ftesën e blerë me 80 mijë dollarë dhe duke u hequr si gruaja e taksixhiut, Bilal Shehu, i cili u dënua në vitin 2017.

Gjithashtu muajin e kaluar gjykata dënoi me katër muaj burg për të njëjtën çështje, edhe greko-amerikanin, Uiliam Argeros i cili pranoi përpara trupës gjykuese në SHBA, se gjithçka ishte kërkuar dhe planifikuar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili ishte në opozitë në atë kohë dhe kërkonte me çdo kusht përpara fushatës elektorale, një fotografi me presidentin Barak Obama.

Pikërisht këtë ‘Bizhuteri made in USA’ në formë prangash që po paketohet përtej oqeanit, e ka gjetur si motiv për punën e tij të radhës. botuar në `Mapo`, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu./Syri.net

Image

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera