» Video – “Pranoi sozinë por me një kusht”/ Ish këshilltarja e Buckingham  Palace, zbulon prapaskenat e filmit të mbretëreshës me James Bond

Video – “Pranoi sozinë por me një kusht”/ Ish këshilltarja e Buckingham  Palace, zbulon prapaskenat e filmit të mbretëreshës me James Bond

Mbretëresha Elizabeth dhe aktori Daniel Craig ishin protagonistët e një spoti të shkurtër dhe të bukur argëtues të xhiruar nga Danny Boyle për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012.

Në video shihet  Daniel Craig teksa mbërrin në Pallatin Buckingham, protagonisti i një reklame argëtuese në rolin e James Bond, i thirrur për një mision të rëndësishëm: të shoqërojë Mbretëreshën Elizabeth në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha Elizabeth pranoi sozinë në videon me Daniel Craig, por duke diktuar një kusht.

Angela Kelly, një ish këshilltare e shtëpisë së Windsor, zbuloi se Mbretëresha Elizabeth pranoi sozinë, por duke diktuar një kusht. Ajo vetë u bë autorja e një batute për të promovuar Lojërat Olimpike në Londër 2012. “Good evening, Mr Bond” tha ajo: një batutë që u bë kult

Mbretëresha dhe Xhejms fluturojnë më pas mbi qiellin e Londrës në bordin e një helikopteri dhe hidhen me parashutë në qendër të Stadiumit. Të gjitha të shoqëruara me muzikën e 007. Absolutisht Brilliante!/Përshtati 360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera