» “Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit, ekonomia drejt kolapsit total”, paralajmërimi i ish deputetit

“Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit, ekonomia drejt kolapsit total”, paralajmërimi i ish deputetit

“Rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH, ka bërë që buxhetit te shtetit ti mungojnë 65 milion euro”, paralajmëron ish deputeti i LSI Përparim Spahiu në një postim në rrjetet sociale. ku thotë se ekonomia shqiptare sipas tij eshte drejt kolapsit total.

“Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit. Ndikimi në përqindje mjaft të lartë në të ardhura i një projekti të vetëm tregon se sa e dobët është ekonomia jonë”.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Ekonomia shqiptare drejt kolapsit total.

Rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH, ka bërë që buxhetit te shtetit ti mungojnë 65 milion euro.

Diferenca do të ishte më e thellë nëse nuk do të kishte kaluar ligji antikushtetues për dividentin dhe gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat vendore, kryesisht ajo e ndikimit në mjedis prej lejeve të shumta të ndërtimit, detyrime fikse që nuk kanë asnjë lidhje me performancën e bizneseve.

Perfundimi i projektit të TAP, siç prej kohësh te gjithë e kemi parashikuar, ka bërë që të ardhurat nga TVSH të bie ne 48%.

Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit.

Ndikimi në përqindje mjaft të lartë në të ardhura i një projekti të vetëm tregon se sa e dobët është ekonomia jonë.

Pas kalimit të ligjit për dividentin por dhe rritjes pa asnjë kriter të dhënies se lejeve të ndërtimit, dy mekanizma që ndihmuan buxhetin në zërin e të ardhurave, të shohim se çfarë shpikje do te bejë Rilindja me ekspertet e saj, per te mbajtur ne këmbë ekonomine pothuajse te rrënuar.


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera