» Qafë Thanë, fsheh 19 pako me drogë poshtë sediljes

Qafë Thanë, fsheh 19 pako me drogë poshtë sediljes

Një sasi prej 13 kg lëndë narkotike kanabis sativa u gjetën në pjesën e dyshemesë poshtë sediljes së shoferit.

Gjatë kontrollit, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, policia konstatoi një hapje e struktures metalike, në brendësi të së cilës janë gjetur 19 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

‘Është bërë ndalimi i automjetit tip autoveturë i markës Mercedes Benz, me drejtues shtetasin A. L.” informoi sot policia.

Gjithashtu u sekuestruan me automjetin dhe dy celularë.

/Ora News.tv/


360grade.al


Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Të tjera